VIDEO/ E frikshme, momenti kur rrëzohet pallati pas tërmetit në Turqi

schedule13:51 - 30 Tetor, 2020

schedule 13:51 - 30 Tetor, 2020

Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.  Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

LEXO EDHE: Tërmet me magnitudë 6,6 në detin Egje, lëkundjet e fuqishme ndihen në Greqi dhe Turqi

Gjithashtu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.6 janë ndjerë fuqishëm edhe në Greqi, kryesisht në zonën e Atikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!