VIDEO/ Dy të rinj në Durrës hedhin mobilie nga ballkoni, rrezikojnë jetën e banorëve. Reagon Balla: Turp!

schedule11:05 - 19 Prill, 2024

schedule 11:05 - 19 Prill, 2024

DURRËS- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje ku dy të rinj hedhin mobilie të vjetra nga ballkoni i një pallati në qytetin e Durrësit duke vendosur në rrezik jetën e banorëve.

Ai thekson se Policia ka reaguar në kohë, ndërsa ka kërkuar më shumë bashkëpunim me qytetarët për të frenuar akte të tilla, që vënë në rrezik jetën e komunitetit dhe prishin qetësinë publike.

Ministri Balla këto shfaqje i ka konsideruar akte “turpi”, që nuk i shkojnë për shtat sjelljes qytetare.

“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiliet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. Turp!”, shkruan ministri Balla./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!