Tre automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Transballkanike. Bëhet fjalë për dy furgona dhe një Fiat Punto.
Në pamjet e siguruara nga ABC vihet re se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Dy persona me kapuç në kokë dhe bidonë me benzinë në duar afrohen të qetë te automjetet e parkuara, i spërkasin dhe më pas i vënë flakën.
Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”/Abcnews.al/