VIDEO/ Dy penallti ndëshkojnë Vllazninë, Zogovic s’e ndal dot kapitenin

schedule22:12 - 8 Korrik, 2021

schedule 22:12 - 8 Korrik, 2021

Tjetër penallti në Bosnje, aty ku Vllaznia po luan ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League kundër Siroki Brijeg.

Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Mato Stanic (43′) nga pika e bardhë. Siroki e ka nisur mirë edhe pjesën e dytë.

https://streamable.com/2x46jt

Sërish penallti për ekipin boshnjak në minutën e 53-të dhe tjetër ekzekutim i saktë i mesfushorit Stanic.

Kapiteni mposhti për herë të dytë portierin Zogovic dhe Vllaznia e sheh veten në disavantazh të dyfishtë. /abcnews.al