Një burrë humbi jetën pasi një makinë e përplasi pranë mbikalimit Shën Vlashi në Durrës në autostradën Tiranë -Durrës.
I dëmtuari, Abaz Sulejmani , 55 vjeç, u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por ndërroi jetë një orë më vonë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Opel” nga Berati.
Dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, kur ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën./abcnews.al