VIDEO/“Dukej sikur po shkonte në dasmë”, momenti kur Adem Jashari niset për në luftë

schedule10:21 - 5 Mars, 2021

schedule 10:21 - 5 Mars, 2021

Pamje të rralla janë bërë publike në 23 vjetorin e vrasjes së komandatit legjendar të Kosovës, Adem Jashari.

Video është realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz dhe përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Pamjet e publikuara tek Magazina.al, tregojnë momentin e daljes së dajë e nip nga banesa dhe nisjen për në luftë, si me qenë duke ik në dasmë.

Nga video duket momenti kur Ademi e daja Osman përshëndeten me familje, kurse në makinë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj./abcnews.al