VIDEO/ Dua Argjentinë-Brazil me përparësi të Neymar dhe Messi duke qarë

schedule21:45 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 21:45 - 8 Dhjetor, 2022

Fredi bëri deklarata nxitëse dhe në të njëjtën kohë provokuese. Sulmuesi veteran i Brazilit, i cili është tërhequr nga futbolli që nga vera, ka pohuar se dëshiron ta shohë vendin e tij përballë Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por këtë e bëri në një mënyrë joelegante.

“Dua Brazil-Argjentinë në gjysmëfinale. Dua tension, trazira, përparësi të Neymar dhe klithma të Messit”, tha ai.

Hera e fundit që Brazili dhe Argjentina u takuan në Kupën e Botës të vitit 1990 për fazën e 16-të, me Albiceleste që fitoi 1-0 dhe avancoi falë një goli të Claudio Caniglia. /G.D abcnews.al/