VIDEO/ Drogë, armë dhe femra: Arrestohet arbitri që drejtoi ndeshjet e Champions League

schedule08:28 - 29 Maj, 2020

schedule 08:28 - 29 Maj, 2020

Një aksionin e madh police ka ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë, ku janë arrestuar më 36  persona, në mesin e të cilëve edhe një arbitër me stemën e FIFA-s.

Bëhet fjalë për arbitrin nga Sllovenia, Slavko Vinçiç, që drejtoi disa ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve dhe sot është arrestuar në aksionin, ku janë gjetur armë dhe mjete narkotike. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Arbitrave në Slloveni, duke theksuar se në qendër të aksionit, ka qenë arbitri Vinçiç.

Policia sekuestroi dhjetë armë, 14 pako kokainë, droga mjekësore dhe disa monedha të ndryshme me vlerë 10,000 euro. Gjithashtu në festë kishte edhe prostituta. /abcnews.al