VIDEO/ Drift e xhirim gomash me “X5” luksoze, video në “Tik Tok” merr “në qafë” shoferin

schedule17:31 - 1 Shkurt, 2022

schedule 17:31 - 1 Shkurt, 2022

50 mijë lekë gjobë i është vendosur një shoferi i cili teksa ngiste një makinë luksoze bënte manovra të rrezikshme si xhirim gomash, drift e gara shpejtësie.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa policia ka mundur të gjejë se kush është personi në fjalë dhe më pas ta gjobisë për shkeljet e bërë. Ngjarja është shënuar më 31 janar të këtij viti ku rreth orës 22:00, BMW – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift. Shoqërimi i shoferit është bërë një ditë pas publikimit të videos.

Informacion:

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për  shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim  krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!