VIDEO/ “Drift” dhe manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet i riu në Elbasan

schedule16:44 - 5 Janar, 2024

schedule 16:44 - 5 Janar, 2024

ELBASAN- Një 21-vjeçar është proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike.

Sipas policisë, i riu bënte drift dhe manovra të rrezikshme me automjet duke u kthyer në burim zhurme për qytetarët e Elbasanit.

Krahas procedimit, 21-vjeçarit iu bllokua makina dhe më pas u ndëshkua me gjobë prej 40 mijë lekësh.

Ai kryente drift në rrugët e qytetit dhe më pas videot i shpërndante në rrjetin social “Tik Tok” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!