VIDEO/ Driblim fantastik, altruizëm dhe asist: Laçi protagonist në Francë

schedule21:19 - 23 Nëntor, 2020

schedule 21:19 - 23 Nëntor, 2020

Qazim Laçi ndodhet në formë shumë të mirë sportive. Mesfushori dibran i luajti si titullar ndeshjet e kombëtares kundër Kosovës (miqësore) dhe “finalen” kundër Bjellorusisë (Nations League).

Mesfushori dibran ishte ndër më të mirët në fushë në triumfin ndaj kundërshtarëve bjellorusë, teksa është shfaqur vendimtar në sfidën që Ajaccio po luan në transfertën e Guingamp mbrëmjen e sotme.

24-vjeçari është pjesë e ekipit të Ligue 2 prej korrikut të vitit 2018, njëkohësisht edhe një nga lojtarët kryesorë. Ajaccio ka zhbllokuar ndeshjen jashtë fushe në minutën e 22-të, me Laçin që ka dhuruar asistin e golit të avantazhit për Riad Nouri.

Driblim i bukur në zonën mike nga lojtari i kombëtares kuqezi dhe pasim perfekt për shokun e skuadrës, që finalizoi gjithçka me një goditje potente, duke i dhuruar Ajaccios avantazhin në transfertë. /abcnews.al