Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Doza kokaine, armë gjahu e fishekë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

schedule12:17 - 20 Janar, 2025

schedule 12:17 - 20 Janar, 2025

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia, gjatë kontrolleve të kryera në qytet. 37-vjeçari, ka rezultuar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Ndërkohë janë sekuestruar edhe doza kokaine, armë gjahu si edhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit, u gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë gjahu pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi 37 vjeç, banues në fshatin Borsh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!