Dortmund ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje ndaj Freiburg në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-4.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Hummels në minutën 11’. Por në shtesat e pjesës së parë, Freiburg përmbys rezultatin në minutën e 45+2’ me Holer dhe Hofler në të 45+6’.
Në pjesën e dytë, Dortmund aktivizohet dhe shënon golin e barazimit me Malen në minutën e 60’. Dukej sikur ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, por në të 88’ ishte Hummels i cili shënon përsëri dhe përmbys shifrat. Për t’i vënë kapakun, ishte Reus në minutën e 92’ të lojës./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e ndeshjes Freiburg-Dortmund