Është mbyllur takimi mes Teutës dhe Kukësit, i luajtur në Niko Dovana. Skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Në pjesën e parë, gjyqtari Blerim Zisi akordoi dy penallti, nga një për seilcën skuadër.
Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të, ndërsa Shkurtaj, po me penallti, barazoi në sekondat e fundit të pjesës së parë. E dyta nisi më mirë për Kukësin, që arriti të gjejë dhe golin e avantazhit.
LEXO EDHE: VIDEO | Dy episode të dyshimta, e para në Teuta-Kukësi vendoset nga penalltitë
Sulmuesi Vasil Shkurtaj shënon golin e dytë personal, pas një shpërthimi fantastik të Abazajt nga krahu i majtë.
Kur dukej se verilindorët do të merrnin tri pikët e plota në transfertën durrsake, Kallaku shënon një gol të bukur me të majtën, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al
SUPERIORE (Niko Dovana)
Teuta – Kukësi 2-2
Kallaku (p) 22′ 90+5′ / Shkurtaj (p) 45+3′ 67′