VIDEO/ Doherty “dënohet” nga Tottenham, legjenda e Arsenal shkrihet së qeshuri

schedule14:18 - 30 Gusht, 2020

schedule 14:18 - 30 Gusht, 2020

Matt Doherty është lojtari më i ri i Tottenham. Klubi londinez konfirmoi transferimin e tij nga klubi i Wolves dhe mbrojtësi i djathtë do të mbajë fanellën me numrin dy. Irlandezi vite më parë ka qenë një tifoz i flaktë i rivalëve të përjetshëm të “Spursave”, Arsenalit, dhe kurrsesi kjo gjë nuk i ka shpëtuar drejtuesve të klubit.

28-vjeçari vite më parë kishte postuar në “Twitter” se ishte një tifoz i “Topçinjve”. Një gjë e tillë nuk mund të pranohej në ekipin e ri dhe si dënim drejtuesit e kanë urdhëruar që ta fshijë postimin “E dua Arsenalin përjetë e përjetë”.

Doherty e fshiu shkrimin e tij dhe Tottenham postoi videon në rrjetet sociale. Komentet pas veprimit ishin të shumta, ku nuk mungoi dhe një nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright.

Ky i fundit është shkrirë së qeshuri dhe ka duartrokitur veprimin e mbrojtësit. Ironia e 56-vjeçarit nuk i ka shpëtuar fansave të Arsenalit, të cilët kanë mbështetur legjendën e tyre. /abcnews.al