VIDEO/ “Djajtë” rikthehen te fitorja, Milan mund thellë Frosinone-n e Çunit

schedule22:38 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 22:38 - 2 Dhjetor, 2023

“Djajtë” e Milan kanë arritur të fitojnë bindshëm, përballjen e kësaj të shtune, të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në “San Siro” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Frosinone, ku luajnë dy shqiptarët, Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic.

Golat për djemtë e teknikut Stefano Pioli u shënuan nga Luka Jovic, Christian Pulisic e Fikayo Tomori, në minutat 43’, 50’ e 74’, ndërsa për miqtë, golin e “nderit” e shënoi, Marco Brescianini, në minutën e 82’-të të përballjes.

Falë kësaj fitoreje, “Djajtë” e Milan ngjiten në kuotën e 29 pikëve, duke qëndruar tashmë vetëm 4 pikë larg Juventus të vendit të parë dhe vetëm 3 pikë larg Inter të vendit të 2-të, ndërsa Frosinone mbetet në vendin e 11-të, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: