VIDEO/ Diplomatët bojkotojnë fjalimin e Lavrovit në Vjenë

schedule13:18 - 1 Mars, 2022

schedule 13:18 - 1 Mars, 2022

Dhjetra diplomat janë larguar nga salla në shenjë proteste ndaj Rusisë teksa fjalën e ka marrë ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Siç duket edhe në videon e shpërndarë nga Reuters, thuajse të gjithë diplomatët kanë dalë nga salla kur filloi fjalimin Lavrov.

Atij i duhej të mbante një fjalim përmes lidhjes live pasi nuk mund të udhetonte për shkak se BE ka bllokuar të gjithë fluturimet nga Rusia për në hapësirën e saj ajrore. /abcnews.al