Dinamo ka konfirmuar sot se është një skuadër shumë e fortë dhe do jetë në mesin e të fortëve këtë sezon. Skuadra e Blendi Shkëmbit luajti në transfertë ndaj Kastriotit dhe fitoi me shifrat 0-2.
Ndeshja nisi me golin më të shpejtë të javës dhe me siguri një nga më të shpejtët në gjithë javët e ardhshme të Superiores. Stephen Chinedu arriti të finalizojë shumë mirë një aksion të rrezikshëm të skuadrës së tij dhe gjeti rrjetën pas vetëm 37 sekondash lojë.
Nigeriani u kthye edhe si protagonist në minutën e 20, duke shënuar me parabolë shumë bukur. Në fakt arbitri e anuloi fillimisht për pozicion jashtë loje, por më pas VAR vendosi për gol, me të drejtë pasi 21-vjeçari ishte në pozicion të rregullt në momentin e pasimit të topit.
Në pjesën e dytë Kastrioti ishte shumë më aktiv, por Dinamo arriti të bllokohet mirë dhe të administrojë ndeshjen, duke marrë një fitore me shumë vlerë dhe treguar qartë forcën e saj, duke u rikthyer me fitore në Superiore, pas shumë vitesh mungesë.
NDESHJA TJETËR – Edhe Kukësi e tregoi qartë sot se vështirësitë e sezonit të shkuar janë tejkaluar dhe është gati të luftojë me të mëdhatë e tjerë për titullin. Verilindorët mundën pa shumë vuajtje Egnatian në trasnfertë sot me shifrat 1-3.
Kukësi shënoi dy herë në pjesën e parë. Verilindorët shënuan fillimisht me afrimin e verës, Klejdi Daci në minutën e 26, teksa në të njëjtin fraksion do të gjenin sërish rrjetën. Kukësiani i vetëm në skuadër, Ergys Peposhi tundi rrjetën në minutën e 41-të, pas një aksioni të gjatë dhe futbolli të pastër të skuadrës së Longo.
Edhe në pjesën e dytë Kukësi e diktoi lojën dhe bëri futboll cilësor, duke pasur disa mundësi dhe goditur edhe shtyllën me Taipin. Por goli u shënua në anën tjetër, pikërisht në portën e verlindorëve.
Në minutën e 87, Bruno Telushi ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone, duke lënë në tension deri në fund Kukësin në tension. Gjithsesi në fund Kukësi shënoi edhe një gol në minutën e katërt shtesë me Mirko Milunovic. /abcnews.al
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 1
Egnatia-Kukësi 1-3
Shënues: Telushi 90’ / Daci 22’, Peposhi 40’, Milunovic 93’
Kastrioti-Dinamo 0-2
Shënues: Chinedu 1’, 21’