Dhunë në familje. Një 36-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokaine, thika, përforcues grushti dhe armë sportive.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe mbështetjes së informacioneve në rrugë operative se një shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe se mbante në banesë sasi lënde narkotike, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën për kapjen e tij, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 36-vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


