VIDEO / Detajet e para, qëllohet me armë zjarri çifti i bashkëshortëve brenda në banesë

schedule22:42 - 19 Janar, 2020

schedule 22:42 - 19 Janar, 2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

ABC News mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Siç raporton gazetari Andi Qosja, aktualisht është raportuar se, 2 personat që kanë mbetur të plagosur,  janë një çift bashkëshortësh, Petrit Laze 60 vjeç dhe Aferdita Laze. Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë drejt spitalit të traumës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit/ve të mundshëm.

Gazetari Andi Qosja ka njoftuar se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë, dyshohet se autorët kanë dashur të grabisin banesën.

Ndërkohë që kjo e fundit, ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al