VIDEO/ Dëmtimi i rëndë: Mbrojtësi i Ajax mbyll sezonin, Euro 2020 në rrezik

schedule19:58 - 1 Prill, 2021

schedule 19:58 - 1 Prill, 2021

Holanda fitoi 0-7 përballë Gjibraltarit ditën e martë. Sukses i thjeshtë për skuadrën e Frank de Boer, teksa Daley Blind pësoi një dëmtim të frikshëm. Qendërmbrojtësi, i cili është pjesë e Ajax në Eredivisie, dëmtoi rëndë gjurin gjatë një rrëshqitje që pësoi.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar se 31-vjeçari nuk ka probleme në gju, por ka këputur ligamentin e kaviljes së majtë. Prania e Blind në Euro 2022 është në rrezik të madh, por lojtari defensiv shpreson që rikuperimi të shkojë mbarë dhe t’ia dalë të rikuperohet në kohë.

Sigurisht që jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Sezoni im me Ajax mund të quhet i mbyllur, do të operohem javën tjetër. Shpresoj të rikuperohem për Euro 2021“, deklaroi lojtari i kombëtares tulipane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!