Arsenali ka arritur të zhbllokojë shumë shpejt sfidën me Bouremouth. Topçinjtë vijnë pas fitores 4-0 në Europa League kundër Standard Liege dhe sot kërkojnë fitoren në kampionat.
David Luiz ka kërcyer më shumë se të gjithë në minutën e nëntë, duke shfrytëzuar në maksimum një goditje këndi të vendasve. Goli i parë i brazilianit me Arsenalin, që kalon shumë shpejt në avantazh.
Fitorja e mundshme e ngjit Arsenalin në vend të tretë me 15 pikë dhe djemtë e Unai Emeri do të bëjnë maksimumin për të fituar sot.
Në avantazh ndodhet edhe Chelsea. Ekipi i Lampard po udhëheq 0-2 në fushën e Southampton me golat e Abraham dhe Mount. Dy gola brenda shtatë minutash për miqtë, me sulmuesin që gjen rrjetën e shtatë dhe ndodhet një gol pas Sergio Agueros. Ndeshja tjetër midis Manchester City dhe Wolves vazhdon të jetë 0-0. /abcnews.al