VIDEO/ “Dardanët” i mbyllin me “turp” eleminatoret, Kosova del me “kokë ulur” nga përballja me Bjellorusinë

schedule22:39 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:39 - 21 Nëntor, 2023

“Dardanët” e Kosovës e kanë mbyllur në mënyrën më të turpshme të mundshme, këtë fazë kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mbrëmjen e kësaj të marte janë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga Bjellorusia, në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 43’-të të pjesës së parë, ku me një goditje potente nga jashtë zone, “bomberi” i BATE Borisov, Dmitriy Antilevskiy ka mposht “shtatlartin”, Visar Bekaj, duke e çuar topin në rrjetën “Dardane”.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Izraeli mundi me rezultatin e pastër, 0 me 2, Andorrën, ndërsa Rumania mposhti në “Arena Nationala” të Bukureshtit, “helvetët” e Zvicrës, me rezultatin, 1 me 0, pas golit të Denis Alibec për të mbajtur vendin e parë, në grupin I.

Pas përfundimit të këtyre sfidave, Rumania merr vendin e parë në grupin I, me 22 pikë, 5 më shumë se Zvicra e vendit të dytë. Në vendin e 3-të vendoset Izraeli, me 15 pikë, në vendin e 4-t Bjellorusia me 12 pikë, ndërsa Kosova e sheh veten në vendin e parafundit, në grupin I, të ksaj fazë kualifikuese, me vetëm 11 pikë, duke parakaluar kështu vetëm Andorrën, që ka arritur të grumbullojë 2 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Kosovë – Bjellorusi

Rumani 1 – 0 Zvicër 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!