Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë një shpërthimit të një makine jashtë Spitalit Gjinekologjik të Liverpool në veri të Anglisë, sipas policisë, duke shtuar se oficerët e antiterrorizmit po hetojnë ngjarjen. Tre persona u arrestuan sot pas ngjarjes që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe.
Policia e Merseyside tha se bëhej fjalë për një taksi që kishte parkuar përpara spitalit pak para shpërthimit. Sakaq, drejtuesi i mjetit i cili është pagëzuar nga mediat edhe si heroi i ngjarjes, u plagos dhe është ne gjendje të qëndrueshme në spital.
Siç mësohet, ai kishte mbyllur brenda taksisë pasagjerin e dyshuar pak momente para shpërthimit, në atë që autoritetet po e trajtojnë si sulm të mundshëm terrorist.
/abcnews.al