New York Times ka publikuar një video ku mendohet se është avioni i Ukrainës i cili u godit nga një raketë iraniane. Në video shihet momenti i goditjes së avionit i cili nuk ka shpërthyer menjëherë. Kjo video është marrë në zonën afër aeroportit të Teheranit në zonën ku avioni Ukrainas humbi sinjalin nga radari përpara se të rrëzohej mëngjesin e të mërkurës.
Avioni ka vazhduar fluturimin për disa minuta dhe është kthyer përsëri drejt aeroportit, thotë New York Times. Siç shihet nga pamjet, avioni fluturoi drejt aeroportit përpara se të shpërthente por u rrëzua shumë shpejt.
Në avionin që u rrëzua në Teheran ndodheshin në bord 176 persona dhe asnjë prej pasagjerëve nuk mbijetoi.
Autoritetet ukrainase dhe iraniane më herët përjashtuan mundësinë se rrëzimi i avionit ndodhi si pasojë e një sulmi terrorist por duket se hamendësimet morën rrjedhë tjetër.
Ditën e sotme mediat amerikanë njoftuan se avioni ukrainas u rrëzua si pasojë e një gabimi nga pala Iraniane të cilët goditën avionin me raketë, tragjedia ndodhi në kohën e sulmeve iraniane me raketa ndaj bazave amerikane në Irak./abcnews.al
The video shows an object exploding in the air, near a location where #PS752‘s stopped transmitting its signal. The plane didn’t explode, managed to turn back towards the airport, but crashed quickly, the @nytimes has determined. https://t.co/HxpaGV7urF pic.twitter.com/7v5S53NkDz
— Christiaan Triebert (@trbrtc) January 9, 2020
We are analyzing this new video supposedly showing a mid-air explosion. By our initial estimation, the video shows an apartment block in western Parand (35.489414, 50.906917), facing northeast. This perspective is directed approximately towards the known trajectory of #PS752. pic.twitter.com/nDvjRIkFU4
— Bellingcat (@bellingcat) January 9, 2020

