VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër

schedule15:30 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:30 - 9 Nëntor, 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas raportimit të gazetarit të ABC News Gjergj Figuri, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Balldrenit, ku një automjet ka përplasur një motor.

Raportohet për një person të vdekur, por ende nuk dihet identiteti dhe rrethanat e aksidentit.

Sic shihet nga pamjet është automjeti tip “Ford” që ka përplasur motorrin. Ndërsa policia ka njoftuar se në kryqëzimin e Balldrenit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Zef Stenaj, 61 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

“Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit“./abcnews.al