VIDEO/ CR7 “mbreti i ajrit”, Juventus barazon me një lojtar më pak

schedule22:19 - 27 Shtator, 2020

schedule 22:19 - 27 Shtator, 2020

Adrien Rabiot la Juventusin me një lojtar më pak në minutën e 62-të të përballjes kundër Romës në kryeqytet, duke vështirësuar gjithçka për ekipin e Andrea Pirlos.

Mesfushori francez mori kartonin e dytë të verdhë, verdhekuqtë po kryesonin 2-1, por asgjë nuk është e sigurt kur ke përballë dikë si Cristiano Ronaldo.

 

Ylli portugez barazoi shifrat në minutën e 69-të. Kros nga e djathta e Danilo, tre mbrojtës vendas nuk arrijnë të bëjnë gjë, CR7 “fluturon” dhe barazon shifrat me kokë.

Rrjeta e dytë në mbrëmjen e sotme për sulmuesin luzitan dhe barazim 2-2 në “Olimpico” mes Romës dhe Juventusit. /abcnews.al