VIDEO/ Coronavirusi, Kukësi e Flamurtari në kor: Shqiptarë, mos dilni

schedule13:59 - 15 Mars, 2020

schedule 13:59 - 15 Mars, 2020

Pas Partizanit, edhe te Kukësi e Flamurtari kanë menduar të përcjellin mesazhe sensibiluese për shqiptarët, që duhet  të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj periudhe të vështirë ku virusi i ri ka prekur dhjetëra shqiptarë dhe ka shkaktuar një viktimë.

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, si dhe portieri Dahamir Xhika, kanë përcjellë mesazhet e tyre, që i klubi i Kukësit i ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Te Flamurtari është kapiteni Andi Ribaj ai që kërkon nga shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të gjithë së bashku ta përballojmë këtë situatë jo të lehtë që ka përfshirë gjithë Europën dhe shtete të mëdha si Kina dhe SHBA. /abcnews.al