Pas barazimit ndaj “demave” të RB Leipzig, “bavarezët” e Bayern Munich janë rikthyer te fitorja në Bundesliga, teksa pasditen e kësaj të diele mundën në “Allianz Arena”, “shqiponjat” e Freiburg me rezultatin e thellë, 3 me 0.
Një goli i Leroy Sane në minutën e 25’ dhe një dopietë e “fantazistit” francez, Kingsley Coman në minutat 12’ e 85’ mjaftuan, që djemtë e tekniku Thomas Tuchel, të siguronin 3 pikët e radhës në elitën e futbollit gjerman.
Me këtë fitore, “bavarezët” ngjiten në kuotën e 17 pikëve dhe pozicionohen në vendin e 3-të, 2 pikë pas Leverkusen të vendit të parë dhe 1 pikë pas Stuttgart të vendit të 2-të, ndërsa skuadra e Freiburg mbetet në vendin e 8 të tabelës me 10 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: