Manchester City dhe Liverpool kanë ndëshkuar rivalët e tyre në Champions League. Qytetarët shënuan në portën e Olympiacos pas 12 minutash lojë.
Ferran Torres, pasi mori një pasim në zonë nga belgu De Bruyne, nuk fali me goditjen e tij dhe e çoi topin drejt e në rrjetë.
Katër minuta më pas Liverpool ka zhbllokuar ndeshjen në Itali, aty ku po përballet me Atalantën e Berat Gjimshitit.
Diego Jota ishte ai që ndëshkoi ekipin e Gan Piero Gasperinit dhe Liverpool e sheh veten në epërsi. /abcnews.al
https://streamable.com/aue6bm


