VIDEO/ Chelsea fitore force ndaj Cityt, Bayerni feston titullin me 6 gola

schedule20:24 - 8 Maj, 2021

schedule 20:24 - 8 Maj, 2021

Manchester City duhet të presë edhe pak për t’u shpallur zyrtarisht kampion i Anglisë, ndërsa Bayern Munchen feston me fitore tenistike titullin e 31-të në histori dhe të nëntin radhazi në Bundesligë.

Ekipi i Pep Guardiolës humbi 1-2 me Chelsea, që siguroi tre pikë fantastike për objektivin Champions dhe një fitore morali përpara finales së Champions League ndaj “Cityzens”.

Rahem Sterling zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, teksa Sergio Aguero kishte shansin të mbyllte llogaritë e ndeshjes dhe të titullit në minutat shtesë.

Penallti për Cityn, por El Kun nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Sulmuesi argjentinas tentoi një “panenka”, por francezi Mendy nuk e pati të vështirë të presë topin.

Shans i humbur për vendasit, Chelsea mori zemër dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë. Hakim Ziyech barazoi rezultatin, ndërsa Marco Alonso realizoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë.

Humbja e Leipzig në Dortmund, shpalli zyrtarisht Bayern Munchen kampionë të Gjermanisë për të nëntën herë radhazi. Djemtë e Flick nuk u përmbajtën përballë M’Gladbach, kundërshtar të cilin e turpëruan 6-0.

Robert Lewandowski realizoi një tregolësh, duke u ngjitur një shifrën e 39 realizimeve sezonalë në kampionat, një më pak se rekordi i Gerd Muller (40 gola).

Dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit. Golat e tjerë të ekipit bavarez u shënuan nga Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Leroy Sane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!