Vazhdojnë të tunden rrjetat në dy ndeshjet e Superiores. Tirana ka shënuar dhe golin e tretë në takimin kundër Vllaznisë, edhe pse luan me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit në fundin e pjesës së parë.
Pas golave të Torrasas dhe Ngoo, ishte braziliani Cale që gjeti rrjetën. Pas një kombinimi të bukur me Ngoo, Cale del i vetëm përballë portierit në një pozicion të prirët, duke shënuar një eurogol dhe duke çuar shifrat në 3-0.
Edhe në Vlorë, Partizani ka arritur të shënojë, duke kaluar në avantazh 1-2 përballë Flamurtarit. Ishte sulmuesi Jurgen Bardhi ai që gjeti rrjetën në minutën e 67-të./abcnews.al
Superiore, java 30
Tirana – Vllaznia 3-0
Torassa 30’, Ngoo 36’, Cale 63′
Flamurtari-Partizani 1-2
Indio Oliveira 38′ / Bitri 36′, Bardhi 67′