Vitin e shkuar Vllaznia rrezikoi sërish rënien në Kategorinë e Parë dhe klubi dukej në një errësirë të madhe dhe e paqartë për të ardhmen. Një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër, Alban Xhaferi mori frenat e klubit dhe bëri mirë, duke e rikthyer Vllazninë, në një skuadër që lufton për titullin, traditë e hershme e kuqebluve.
Pasioni i shkodranëve për futbollin padyshim shumë i madh dhe Vllaznia është “princesha” e tifozëve. Rikthimi në majën e futbollit tonë është marrë me shumë entuziazëm nga tifozët dhe jo vetëm. Para pak muajsh Sidrit Bejleri i dedikoi një këngë Vllaznisë, teksa tashmë legjenda e këngës shkodrane, Bujar Qamili, ka marrë të njëjtin vendim.
https://streamable.com/hf8uyp
Ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë i pranishëm këngëtari i njohur, bashkë me stafin e tij, duke regjistruar këngën e re të skuadrës së zemrës. Në videon e siguruar nga abcnews.al tregohen momente nga regjistrimi dhe dëgjohet një pjesë e mirë e këngës, që pritet të publikohet së shpejti. /abcnews.al