VIDEO/ Berisha e Ajeti goleadorë, Celina “njeriu asist”! Fitore e madhe e Cikalleshit

schedule17:13 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:13 - 27 Shtator, 2020

Nga Francë, në Turqi, Skoci dhe Rusi. Shqiptarë kudo që luajnë dhe janë edhe protagonistë. Albian Ajeti, sulmuesi që ishte vjet pjesë e West Ham United në Premier League, ka ndëshkuar skuadrën e Hibernian.

Goli i pestë për të në gjashtë ndeshje dhe për momentin kryeson listën e golashënuesve, por nuk e mbylli dot ndeshjen për shkak të një dëmtimi dhe gjigantët skocezë janë të shqetësuar për gjendjen e sulmuesit shqiptar që luan me Zvicrën.

Në Turqi ka festuar Cikalleshi, që ishte titullar me Konyaspor kundër Besiktas. Një triumf 4-1 dhe sulmuesi shqiptar u aktivizua për 50 minuta. Në Rusi shënon golin e radhës Bernard Berisha, 10 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Këmbëshpejti i Kosovës realizoi me penallti dhe Akhmat Grozny triumfoi 2-0 kundër Ural. Protagonist edhe Bersant Celina, fantazisti dardan që iu bashkua këtë verë skuadrës së Dion në Francë. Ai asistoi në dy golat e skuadrës së tij, që barazoi 2-2 kundër Montpellier në shtëpi. /abcnews.al