VIDEO | Benzema shpëton Realin në fund, çfarë lufte në La Liga

schedule23:07 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 23:07 - 15 Dhjetor, 2019

Është mbyllur takimi mes Valencias dhe Real Madrid, që u luajt në “Mestalla Stadium”. Të dy skuadrat bënë një sfidë të madhe, por në fund, u ndanë në një barazim shumë të luftuar 1-1.

Skuadra e Valencias arriti të gjejë golin e para, me anë të Soler në minutën e 78-të. Real Madrid kishte shumë pak kohë të reagonte dhe më mënyrën si po mbrohej Valencia, dukej se e kishin humbur këtë sfidë.

Por Karim Benzema, në minutën e pestë të shtesës, arrin të barazojë shifrat, duke vendosur rezultatin final në 1-1. Real Madrid arrin në kuotën e 35 pikëve në vend të dytë, po aq sa ka dhe Barcelona kryesuese. Lufta për titullin kampion në La Liga është shumë e zjarrtë këtë sezon./abcnews.al