VIDEO/ Bënë kërdinë në Tiranë, arrestohen hajdutët e biçikletave, njëra me vlerë 5000 euro

schedule09:54 - 22 Qershor, 2022

schedule 09:54 - 22 Qershor, 2022

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur disa biçikleta në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i pestë.

Të arrestuarit janë M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Grupi i të rinjve  kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi i policisë

Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas që vidhnin biçikleta. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pedals”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë shtetasit:

M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!