VIDEO/ Çmenduri në Barcelonë: autogol, dy penallti dhe gola

schedule22:15 - 30 Qershor, 2020

schedule 22:15 - 30 Qershor, 2020

Barcelona ka kaluar në avantazh kundër Atletico Madrid, por nuk e ka ruajtur dot gjatë epërsinë, edhe pse fitorja është shumë e rëndësishme për të shpresuar në fitimin e titullit kampion.

Në minutën e 12-të, Diego Costa devijoi një top në portën e tij dhe ishte Barcelona që festoi. Për të mos mjaftuar kjo, sulmuesi brazilian nuk shënoi dot me penallti 5 minuta më pas.

https://streamable.com/sw0juc

Gjithsesi dy minuta më pas u vendos baraspesha, pasi Saul u tregua i saktë dhe e mposhti portierin Barcelonës, Ter Stegen. Gjermani kishte kaluar vijën fatale kur priti penalltinë e Costa dhe me VAR u vendos përsëritja e 11-metërshit./abcnews.al

https://streamable.com/d1bycp