Futbolli shqiptar nuk njeh pushim dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dueli i zhvilluar në “Loni Papuçiu” mes Apolonisë dhe Kukësit përfundoi 1-2 dhe u vendos nga një gol i shënuar në minutat shtesë nga skuadra e Orges Shehit. Miqtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 33-të. Godberg Cooper lëvizi mirë mes katër mbrojtësve vendas dhe realizoi pas një goditje të saktë.
Skuadra fierake reagoi në pjesën e dytë dhe ishte afër evitimit të humbjen së ndeshjes. Effiong Eyoh shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 70-të. Kukësi reagoi dhe gjeti golin e fitores. Autori është Bruno Lulaj, i cili qetësi verilindorët me rrjetën e tij.
https://streamable.com/8iaqnr
Hysen Dedja e ka nisur me barazim rikthimin te Vllaznia. Kuqeblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Teutës. Vendasit reaguan pas humbjes së thellë në Laç dhe e nisën shumë mirë ndeshjen në “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane shënoi dy gola të shpejtë.
Silvio Zogaj iu shkëput bukur mbrojtjes mike në minutën e shtatë dhe dërgoi topin në rrjetë. Dyfishimi erdhi në mesin e pjesës së parë. Vendasit fituan një penallti dhe braziliani Hygor nuk gaboi nga pika e bardhë. Vendasit menduan se e siguruan fitoren, por miqtë shënuan dy herë në minutat e fundit të ndeshjes.
https://streamable.com/eq0s1o
Teuta shkurtoi rezultatin në minutën e 78-të. Sherif Kallaku ishte autori i golit, teksa në minutat shtesë realizoi edhe Kapllani, duke afruar skuadrën e Edi Martinit me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. /abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Apolonia – Kukësi 1-2
(Eyoh 70′ / Cooper 33′, Lulaj 90+3′)
Vllaznia – Teuta 2-2
(Zogaj 7’, Hygor (p) 22′ / 79′, Kapllani 90+3′)
https://streamable.com/5b2psq
https://streamable.com/03w4ms