Në lagjen “Topana” të Vlorës ndodhet banesa e Albert Veliut, i ashtuquajturi dëshmitari X në videopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Në shtëpi nuk ka njeri, ndërsa në zonë nuk shihen forca policie. Mësohet se anëtarët e familjes janë larguar nga shtëpia që mbrëmjen e së mërkurës dhe vendndodhja e tyre nuk dihet ashtu si ajo e vetë Veliut. Ndërsa fqinjët e tyre nuk pranojnë të flasin rreth tij. Veliu rezulton i dënuar nga gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike në vitin 2008. Për këtë vepër penale ai ka kryer tre vite dënim. /abcnews.al
Video/ Banesa e Albert Veliut në Vlorë, e braktisur
schedule20:47 - 17 Maj, 2018
schedule 20:47 - 17 Maj, 2018