VIDEO/ Bale debuton në turneun e parë të golfit, Jon Rahm: Nuk mund të jetë aq i mirë sa në futboll

schedule23:40 - 2 Shkurt, 2023

schedule 23:40 - 2 Shkurt, 2023

Vetëm 23 ditë pasi u tërhoq nga futbolli, Gareth Bale bëri debutimin e tij në turneun AT&T Pebble Beach Pro-Am, i cili u zhvilluar në “Spyglass Hill Golf Course”.

Siç raportojnë mediat e huaja, ish-lojtari i Real Madridit ka treguar se ka mentalitetin e një sportisti elitar, duke ruajtur qetësinë pasi u fut në telashe që në vrimën e parë.

“I thashë se nuk mund të jetë aq i mirë në futboll dhe golf në të njëjtën kohë, nuk duket e drejtë.”,- është shprehur numri 3 i botës në golf, Jon Rahm, duke shfaqur haptazi shenja mosbesimi ndaj uellsianit. /i.m /abcnews.al