Një tërmet i fortë është regjistruar pasditen e sotme në Turqi. Nga të dhënat e para tërmeti është regjistruar me madhësi 6.8 i shkallës Rihter, ndërsa dëmet janë të mëdha.
Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se tërmeti i fuqishëm ka shembur pallate, po ashtu raportohet për viktima, pamjet janë rrëqethëse dhe kanë tronditur gjithë rajonin.
Siç shihet në video pamjet janë tragjike, një baba kishte mbuluar fëmijët e tij me trup për ti shpëtuar.
Deri më tani në një dalje publike, Ministri i Brendshëm turk deklaroi se, deri tani numri i viktimave ka shkuar në 4, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Po ashtu, janë raportuar dëmtime në shumë ndërtesa, disa prej të cilave janë shembur totalisht./abcnews.al