VIDEO | Autokritikë e Barcelonës, Villareali është “viktima”

schedule22:53 - 24 Shtator, 2019

schedule 22:53 - 24 Shtator, 2019

Barcelonës ia ka dalë me sukses të mposhtë 2-1 Villarealin dhe të marrë një fitore të rëndësishme në kampionat. Pas humbjes së pësuar ndaj Granada, për djemtë e drejtuar nga Ernesto Valverde duhet bërë menjëherë kthesa.

Me Suarez, Mesi dhe Griezmann në sulm nga fillimi, u mendua se do të regjistrohej një goleadë. Sulmuesi francez arriti ta zhbllokonte ndeshjen që në minutën e gjashtë me një goditje me kokë, kur “Pleshti” harkoi nga këndi një top.

Katalanasit nuk e ndalën vrullin dhe shumë shpejt realizuan edhe golin e dytë. Arthur bëri një goditje perfekte nga distanca dhe mposhti portierin e Villareal. 2-0 kur ishin luajtur vetëm 15 minuta, por vetëm kaq për Barcelonën, që nuk shënoi dot më gol.

Në fundin e pjesës së parë ishte Villareali që realizoi një gol mjaft të bukur me autor Santi Cazorla. Mesfushori befasoi Ter Stegen,  i cili u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta. 2-1, 45 minuta të tjera pa gola dhe Barcelona i gëzohet tre pikëve. /abcnesws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!