VIDEO/ Autobusi përplaset me bordurën në Tiranë, panik tek pasagjerët

schedule17:11 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 17:11 - 1 Dhjetor, 2022

Një autobus i linjës së “Tiranës së Re”, ka shkaktuar panik tek pasagjerët pasditen e së enjtes pasi është përplasur me një bordurë.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun e krijuar pas aksidentit.