Një autobus është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës.
Dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë. Si pasojë e zjarrit siç shihet edhe nga pamjet autobusi është shkrumbuar plotësisht.
Raportohen vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar. Pasgjerët kanë arritur të dalin jashtë në kohë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
/abcnews.al/