Ishte një rezultat pak a shumë i ditur. “Los Colchoneros” e Atletico Madrid nuk kanë gabuar, mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, nën një atmosferë elektrizuese, “Metropolitano Stadium”, të Madridit, në sfidën e parë të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League.
Dy golat e “Bardhekuqve” erdhën që në pjesën e parë, teksa ishte fillimisht “fantazisti” argjentinas, Rodrigo De Paul, i cili dërgoi topin në rrjetë për spanjollët, që në minutën e 4’-t, ndërsa në të 32’-tën, Samuel Lino dyfishoi shifrat. Për të “vulosur” rezultatin 2 me 1 mendoi “bomberi” nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller, në minutën e 81’-të, të sfidës, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.
Falë kësaj fitoreje, tashmë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë vetëm 90 minuta larg kalimit për në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e 16 prillit do të udhëtojnë drejt “Signal Iduna Park, aty ku “Muri i Verdhë” i Borussia Dortmund do të bëjë çdo gjë për të parë skuadrën e tyre në turin tjetër, pas thuajse 12 vitesh mungesë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: