VIDEO/ Atletico në avantazh të dyfishtë, vendosin golat e Alvaro Moratës

schedule22:56 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:56 - 3 Korrik, 2020

Atletico Madrid po luan në “Wanda Metropolitana” përballë Mallorca dhe e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. Miqtë ishullorë rezistuan mirë gjysmë ore, por Alvaro Morata realizoi dy herë për ekipin e Simeones.

Sulmuesi shndërroi në gol një penallti në minutën e 29-të, ndërsa nuk e pati të vështirë për të shtyrë në rrjetë një asist të kapitenit Koke në minutën e pestë shtesë të fraksionit të parë.

Morata është ngjitur në kuotën e 11 golave këtë sezon në La Liga dhe Atletico nuk pritet të hasë probleme në pjesën e dytë. Ky trepikësh i konfirmon “Colchoneros” forcë e tretë e kampionatit spanjoll dhe kualifikimi në Champions League është shumë afër. /abcnews.al