VIDEO/ Atletico “klasike”, mposht Barcelonën e Messit dhe ngjitet në krye

schedule22:59 - 21 Nëntor, 2020

schedule 22:59 - 21 Nëntor, 2020

Vetëm një gol prodhoi supersfida e La Ligës spanjolle mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, takim që u fitua 1-0 nga djemtë e Diego Simeones. Skuadra vendase, “mjeshtre” e triumfeve me rezultat të ngushtë, shfrytëzoi një gafë të miqve në mbrojtje dhe daljen aventuriere të portierit Ter Stegen, për të gjetur golin e avantazhit.


Ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë, Correa nisi bukur Yannick Carrasco, 27-vjeçari marshoi i vetëm drejt portës katalanase dhe dërgoi topin në rrjetë pasi shmangu portierin gjerman.

Goli dhe rastet e ATLETICO MADRID-BARCELONA

Barcelona u shfaq më ngulmuese në fraksionin e dytë të takimit, por Jan Oblak, një ndër pikat më të forta të Atleticos, u shfaq vendimtar mes shtyllave në dy raste të rrezikshme. Përfundimisht 1-0 për vendasit u mbyll përballja e luajtur në “Wanda Metropolitana”.

Atletico vijon të mbetet skuadra e vetme pa humbje në La Liga. “Colchoneros” ndajnë kreun e renditjes me 20 me Real Sociedad, por ekipi bask ka luajtur një ndeshje më shumë. Barcelona e Messit mbetet në vend të dhjetë me 11 pikë, duke e thelluar me 9 pikë diferencën me kreun. /abcnews.al