Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Ndërkohë dy persona janë plagosur. Një prej të plagosurve mësohet se është Kevin Hajrulla. Ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.
Gjithashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave