ABC News ka siguruar pamje të reja, pak pas atentatit të ndodhur në Vlorë.
Në pamje shihet edhe momenti kur Kevin Hajrulla i plagosur rëndë, transportohet në spital. I plagosuri është ndihmuar nga persona të rastit.
Nga të shtënat me armë në Vlorë mbetën të plagosur Hajrulla dhë një shtetas tjetër. Shënjestër e atentatit ishte, Kevin Hajrulla, i afërmi i Inez Hajrulla. Ndërsa i plagosuri tjetër ishte një person i rastit, Armand Spahiu.
Ndërkohë në një fshat është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.
/abcnews.al/