Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Atalantë e frikshme dhe spektakolare, turpëron Romën me përmbysje

schedule19:55 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 19:55 - 20 Dhjetor, 2020

Kualifikimi në 16 ekipet më të mira të Champions League, ka i ka bërë mirë Atalantës. Ekipi bergamask, pasi mposhti 3-0 Fiorentinën dhe barazoi 1-1 jashtë fushe me Juventusin, korri një tjetër fitores sot.

Atalanta fitoi 4-1 ndaj Romës, që po kalonte një formë të mirë. Verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Edin Dzekos në minutën e tretë. Boshnjaku shfrytëzoi një asist të Mkhitaryan, lojtarit më në formë të Romës.

https://streamable.com/yp3y21



 

Vendasve u bëri mirë pushimi dhe nuk u përmbajtën aspak në 45 minutat e dyta. David Zapata barazoi rezultatin me një goditje të fortë pas gjysmë ore lojë. Më pas erdhën rrjetat e gjermanit Gosens dhe Luis Muriel (sapo ishte futur në fushë).

 

Në fund erdhi edhe kryevepra e Josip Ilicic, me sllovenin që kompletoi suksesin me “poker” golash të Atalantës, që është ngjitur në vend të shtatë me 21 pikë. Milani kryesues është 10 pikë larg, por kuqezinjtë e Piolit kanë luajtur një takim më shumë.

https://streamable.com/2t0z53

 

Berat Gjimshiti e nisi titullar si gjithmonë për Atalantën dhe u aktivizua gjatë gjithë takimit, ndërsa Fonseca, trajneri i Romës, vendosi ta mbajë në stol gjatë 90 minutave Marash Kumbullën. /abcnews.al

Serie A, java e 13-të
Atalanta-Roma 4-1
(Zapata 59′, Gosens 70′, Muriel 72′, Ilicic 85′ / Dzeko 3′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!